Shqipëria

KAS pranon kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të hapur kutitë në Berat


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën e 15 majit, ka vendosur të pranojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), për të hapur kutitë në qarkun e Beratit.

Gjatë seancës për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr. 34, nr. 35 dhe nr. 42, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore për QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3220, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416, në Zonën Zgjedhore Qarku Berat.

Ndërsa, me shumicë votash, Komisioni vendosi mospranimin e kërkesës së subjektit ankimues koalicioni PD – AN, për marrjen e provave apo informacioneve shtesë në institucionet dhe entet e tjera publike.

Sipas njoftimit, me kërkesën e dy anëtarëve z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho, do të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga paisjet e elektronike të identifikimit të zgjedhësve, për Zonën Zgjedhore qarku Berat.

Kjo për të bërë të mundur evidentimin e rasteve të votimit të dyfishtë ose familjar, sipas kërkimit të bërë nga PD- ja.

Mbledhja e radhës, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00, ku do të hapen kutitë e votimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore