Shqipëria

KAS pranon ankimimin e LSI-së, do të rinumërojë 114 kutitë e Beratit


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, të enjten e 20 majit, në mbledhjen e radhës. ka pranuar ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) që të rinumërohen 114 kutitë e Beratit.

Sipas kërkesës së LSI-së, pretendohet se ka pasur parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore.

Gjatë mbledhjes LSI, me mbështetjen e Partisë Demokratike (PD), kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun e Beratit.

Partia Socialiste (PS) ranë dakord për rinumërimin e kutive, por vetëm të atyre të ankimuara.

Të mërkurën, KAS rrëzoi kërkesat e PD-së dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës.

Gjithashtu vendosën dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas kërkesave se, disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se një herë.

Të cilësuar si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e zgjedhor dhe në pajisjen e elektronike, PEI.

PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në nëntë qarqe, ku në pesë prej tyre, LSI kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore