Lajme

Kapela e zbuluar në Hong Kong i përket perandorit Napoleon Bonaparte


Një kapele, e zbuluar së fundmi në Bonhams, mendohet se ka ADN-në e perandorit Napoleon Bonaparte.

Ajo është e ekspozuar në Hong Kong, para se të zhvendoset në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 tetor.

Kapela ikonike, e cila shihet shpesh në përshkrimet e Napoleon-it, në fushëbetejë, ishte blerë nga një gjerman, i cili nuk e dinte që i përkiste perandorit.

“Ishte thjesht një takim i rastësishëm”, tha Simon Cottle, drejtor në “Bonhams Europe”.

Blerësi u mahnit, pasi kuptoi se kishte mbishkrime dhe të dhëna të tjera, se ajo mund t’i përkiste Napoleon-it.

Kapela u testua më pas, duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë mikroskopët elektronikë.

“Në kapele u zbuluan pesë fije floku, të cilat u ekzaminuan nga afër dhe mendohet se i përkasin të perandorit”.

Historia e kësaj kapele është shumë e ndryshme.

Ai tha se shumica e tyre ishin dhënë nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose ushtarë që i kapën në fushën e betejës.

Çmimi i vlerësuar për kapelën – midis 100 mijë paund, pasi kapela u vërtetua vetëm kohët e fundit se i përkiste perandorit.

Kapele të tjera Napoleonike, me më shumë histori në qarkun e ankandit, kanë shitur deri në 2.5 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore