Sport

Juvenuts në “Pole Pisition” për Hakan Calhanoglu-n


Hakan Calhanoglu është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Milan-it, por kontrata e tij po vjen drejt fundit.

Futbollisti turk ka kontratë me klubin italian deri në fund të sezonit, me datën 30 qershor që është e fundit në kontratën e tij.

Agjenti i Hakan-it, Gordon Stipic është takuar me drejtuesit e Milan-it.

Takim ka zgjatur rreth 90 minuta dhe meret vesh nga Sky Italia që oferta e Milan-it është katër milion në sezon, me një kontrate katër vjeçare.

Calhanoglu dhe agjenti i tij nuk janë të kënaqur me këtë ofertë, ata kërkojnë të paktën pesë milionë në sezon dhe një kontratë pesë vjeçare.

Me bisedimet që nuk po shkojnë sipas dëshirës së Milan-it, shumë skuadra janë duke përcjellë nga afër situatën e turkut.

“Bisedimet me Milan-in nuk po shkojnë askund”, shkruan Sky Italia.

Juventus-i është shumë e interesuar që të transferoj futbollistin me parametra zero.

Bardhezinjtë e shohin Calhanoglu-n si një opsion shumë të mirë për mesfushën, sidomos me eksperiencën e tij në Serie A.

Për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Arsenal me Chelsea-n, por Juventus-i është në “pole position”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore