![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/zhozi.png)
Gara më interesante në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të jetë beteja për Shkodrën.
Partia Demokratike (PD), përveç Partisë Socialiste (PS) do të përballet edhe me Jozefina Topallin.
Kjo e fundit do të kandidojë më siglën e forcës së saj politike në qarkun që historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes.
“Po punoj të mbyll listat e kandidateve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi, të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën. Do të jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që s’e kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me PD-në, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathtë. Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD, për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pa korruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga pandemia”, tha Jozefina Topalli. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Përplasje në burgun grek, humb jetën 35-vjeçari shqiptar dhe plagoset një shtetas i Kosovës
-
Akuza se një këshilltar i Ramës është agjent rumun, PD kërkon interpelancë me kryeministrin
-
Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Koçiun, e akuzon se pavarësisht denoncimeve nuk ka vepruar
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
U vazhdohet paraburgimi 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjë