Sport

Jorginho dhe De Jong, dy objektivat e radhës për Juventus-in


Me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, në prag për t’u bashkuar me Juventus-in për 75 milionë euro, klubi tani thuhet se po e kthen vëmendjen për të forcuar mesfushën.

Sipas Gazzetta dello Sport, Bianconerët janë të interesuar të nënshkruajnë me Jorginho-n e Chelseat ose Frenkie de Jong të Barcelonës në fund të sezonit.

30-vjeçari Jorginho, ka bërë përshtypje si për Chelsean ashtu edhe për Italinë gjatë vitit të kaluar, duke fituar Ligën e Kampionëve, Euro 2020 dhe ka përfunduar i treti në renditjen e Topit të Artë 2021.

Mesfushorit i skadon kontrata në Stamford Bridge në vitin 2023, dhe përfaqësuesit e lojtarit thuhet se tashmë kanë zhvilluar diskutime me Juventus-in.

24-vjeçari De Jong, është një tjetër opsion që skuadra e Serisë A po e konsideron për të forcuar mesfushën.

Reprezentuesi holandez ka luajtur për Barcelonën që nga kalimi i tij prej 75 milionë euro nga Ajax në vitin 2019 dhe, si rezultat, Blaugrana janë të gatshëm ta transferojnë atë mes problemeve të tyre financiare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore