Jetesë & Stil

John Travolta zbulon bisedat emocionuese me të birin


John Travolta - Aktor

Aktori amerikan, John Travolta, ka folur rreth personales së tij, teksa ka zbuluar një nga bisedat me të birin, Benjamin, pas vdekjes së gruas së tij, Kelly Preston dhe djalit tjetër, Jett.

Kelly Preston dhe John Travolta në fillimet e tyre.

I ftuar në episodin e fundit të “Peacock Hart to Heart”, komediani ka folur rreth një mbrëmjeje kur ai dhe Ben po shëtisnin në lagjen e tyre, ndërsa kishin filluar të diskutonin rreth një teme të veqantë dhe e gjitha erdhi pasi i biri i kishte thënë se “pas vdekjes së nënës, kam frikë se do shkosh dhe ti”.

John Travolta dhe djali i tij, Benjamin Travolta.

“Unë thashë ‘Epo kjo është një gjë shumë e ndryshme’, unë i kam kaluar pasiguritë e mija kur nëna jote ishte akoma gjallë, prandaj nuk e shoh jetën si të kufizuar”, tha Travolta.

Duke folur për sfidat që u përball që kur humbi djalin e tij në moshën 16 vjeçe dhe gruan në moshën 57 vjeçe, ylli i filmave “Pulp Fiction” dhe “Die Hart”, tha se “vdekjes nuk i dihet, është diçka e natyrshme dhe nesër kushdo mund të jetë peng i saj”.

Kelly Preston, Jett (djali tashmë i ndjerë) dhe John Travolta.

“Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt u largua në moshën 16 vjeç – shumë i ri. Nëna u largua në moshën 57 vjeç. Ishte shumë e re”.

“Edhe unë mund të vdes nesër. Edhe ti gjithashtu. Çdokush mundet, prandaj le ta jetojmë jetën ashtu siç duam, sepse të nesërmes nuk i dihet”, ishin fjalët që Travolta ia tha djalit të tij, Ben.

Kelly Preston dhe John Travolta, pak kohë para vdekjes së Preston.

Kelly, me të cilën John ishte martuar që nga viti 1991, humbi betejën e saj me kancerin e gjirit në moshën 57 vjeçe në korrik të vitit të kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore