Jetesë & Stil

John Travolta festoi ditëlindjen e 70-të, cilat ishin surprizat më domethënëse për të këtë vit?


Aktori amerikan, John Travolta ka festuar një ditëlindje “historike” këtë vit .

Të dielën e 18 shkurtit, aktori u fut në llogarinë e tij të Instagram-it për të treguar se i kishte mbushur 70 vjet dhe tregoi po ashtu se si kishte marrë edhe disa puthje për ditëlindje nga një anëtar i veçantë i familjes.

Imazh i publikuar nga John Travolta në Instagram.

Në një klip të postuar, Travolta fryu qirinj në një tortë të bardhë, ndërsa të dashurit e tij brohoritnin në sfond këngën e ditëlindjes.

Më pas, qenushi i tij i përkëdhelur i shfaqi atij dashuri për ditëlindjen në një moment të ëmbël, teksa ai po shijonte një copë nga torta.

Imazh i publikuar nga John Travolta në Instagram.

“Puthja e ditëlindjes nga ‘Peanut’”, shkroi ylli sipër postimit.

Ylli i “Grease” zbuloi gjithashtu se kishte qenë duke bërë ski me familjen për të shënuar këtë rast të veçantë dhe postoi një video të djalit të tij 13 vjeç, Benjamin, duke skijuar.

Travolta rezervoi edhe një urim tjetër të veçantë, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Imazh i publikuar nga Ella Bleu në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen burrit që është gjithmonë pranë meje dhe që gjithmonë po sjell dritë dhe bukuri në këtë botë. Të dua deri në hënë dhe mbrapa”, ka shkruar Ella, vajza 23 vjeçe e aktorit.

Fjalët shoqëruan një foto të lezetshme që tregonte Ellan si fëmijë duke bërë një fytyrë të vrenjtur për kamerën teksa pozonte pranë babait të saj të famshëm.

Ylli i “Pulp Fiction” ndan tre fëmijët e tij – ku përfshihet edhe djali Jett, i cili vdiq në moshën 16-vjeçe në vitin 2009 – me gruan e tij të ndjerë Kelly Preston.

Preston vdiq në vitin 2020 pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo ishte 57 vjeçe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore