Jetesë & Stil

Jessie J i rikthehet muzikës


Këngëtarja e famshme e hitit “Nobody’s perfect”, Jessie J, prej kohësh nuk ka qene prezentë në tregun e muzikës prej shumë kohësh.

Më herët, artistja ka treguar se i janë dashur dy vite për të punuar për këngën që po sjell tani.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Jessie J ka paralajmëruar se një projekt i ri është gati dhe fansat kaq deshën për t’u emocionuar.

Ndërkaq ajo ka shkruar:”Jam gati! Po ti je?”.

Rikujtojmë, se më 27 mars bukuroshja mbushi plot 33-vjeçe dhe vendosi të surprizojë të gjithë ndjekësit duke publikuar në Instagram një foto ku shihej ‘topless’, krahas së cilës ka shkruar “33”, që simbolizon moshën e saj.

Jessie J para pak kohësh ka bërë publike edhe romancën e saj më të re me partnerin, Max Pham Nguyen. Artistja e shumë hiteve botërore vitin e kaluar u nda nga aktori Channing Tatum dhe tani mesa duket po shijon në mënyrën më të mirë jetën e saj të re.

Rikujtojmë se ajo ka dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”që e bën të pamundur dëgjimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore