Lajme

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci


Enver Peci.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka dhënë dorëheqje pasi i njëjti është propozuar për dekretim tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë takim, KGJK njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, mbledhja është duke vazhduar me diskutimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Gjyaktës Supreme.

Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas votimit të fshehtë, ku morën pjesë 87 deputetë, Peci kishte marrë 66 vota, të cilat janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij, ndërsa të pavlefshme kanë qenë tri fletëvotime.

Më 24 nëntor të 2022, katër kandidatët për gjyqtarë në Kushtetuese nuk kanë marr votat e mjaftueshme për t’u propozuar për emërim te Presidentja

Katër kandidatët për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, Valon Hasani, Bardh Bokshi, Dukagjin Abdyli dhe Flamur Mrasori, nuk kanë marrë votat e duhura për t’u propozuar për emërim tek presidentja Vjosa Osmani.

Në raundin e parë të votimit, Enver Peci ka marrë 66 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për t’iu propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për emërimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në raundin e dytë të votimit të fshehtë, ishin eliminuar nga gara Valon Hasani dhe Flamur Mrasori.

Ndërsa, në raundin e tretë janë votuar kandidatët Bardh Bokshi dhe Dukagjin Abdyli , të cilët nuk arritën të merrnin numrin e mjaftueshëm të votave, sikurse në dy raundet e para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore