Stil

Jennifer Lopez lulëzon në Javën e Modës në Paris, paraqitet me një pallto të krijuar nga petale të vërteta trëndafili


Këngëtarja latine, Jennifer Lopez solli një kopsht me lule në shfaqjen e Schiaparelli për Haute Couture Fashion Week në Paris, duke veshur një pallto të krijuar nga petale të vërteta të luleve.

Në një shikim të parë, këngëtarja e “Jenny From the Block”, 54 vjeçe, dukej se kishte veshur një xhaketë të rrumbullakosur, por një shikim më i ngushtë zbuloi se palltoja e personalizuar — e dizajnuar nga drejtori kreativ i Schiaparelli, Daniel Roseberry — është mbuluar me petale të bardha të luleve të veçanta.

Stilisti i Lopez, Rob Zangardi, postoi një video duke ndarë një pamje të detajeve të mrekullueshme të paraqitjes, që u konsiderua unike nga të gjithë kritikët e pranishëm të modës, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Jennifer Lopez.

Ajo përfundoi pamjen me geta dhe taka të zeza, një palë vathë ari masive, një çantë me vlerë prej 5 mijë e 990 dollarësh dhe me një palë syze Schiaparelli mjaft të pazakonta.

Ylli i hitit “Let’s Get Loud” pati syze të veçanta që pasqyronin pamjet e paraqitura në pistën e dizajnerit, me syzet e saj të mbajtura me vetulla të improvizuara të arit.

Një modele gjithashtu veshi një fustan dramatik të krijuar nga petale të bardha të luleve, të ngjashme me teknikën e treguar në palton e Lopez.

Lopez gjithashtu shkoi jashtë zonës së saj të komfortit në lidhje me flokët, duke u paraqitur me një stil të lëshuar të flokëve, shumë të përditshëm dhe jo siç jemi mësuar ta shohim atë nëpër evenimente të tilla.

Jennifer Lopez.

Këngëtarja pop u bashkua në radhët e parë me yje të tjerë si Zendaya, Hunter Schafer dhe Da’Vine Joy Randolph për të shijuar prezantimin e modës për koleksionin pranverë/verë 2024 të Schiaparelli.

Kjo është veshja e dytë e saj unike e bardhë këtë muaj, pasi J.Lo veshi një fustan dasme me prerje të guximshme në videon e këngës së saj më të re, “Can’t Get Enough”, në fillim të këtij muaji.

Ndoshta fustani i saj i ardhshëm i dasmës do të krijohet nga petale të luleve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore