Lajme

Japonia ndan 100 milionë dollarë për Ukrainën


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, për mbështetjen dhe për dhënien e 100 milionëve dollarë.

“Faleminderit për mbështetjen e fortë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus”, shkruan Zelenskry në median sociale Twitter.

Përveç ndarjes së parave, Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen nda Kishida-s për sanksionet e ashpra që ka vendosur kundrejt Rusisë.

“Faleminderit! Një koalicion vërtet global kundër luftës funksionon”, e përmbyll ai.

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Zyra e presidentit ukrainas ka deklaruar e prerë se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së pestë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore