Shëndet

Jamie Foxx shijon kohën në varkë, disa muaj pas problemeve shëndetësore


Komediani amerikan, Jamie Foxx u pa duke shijuar kohë lundrimi me barkë, pasi përjetoi një komplikim mjekësor në muajin prill.

Në imazhet e publikuara, fituesi i çmimit “Oscar”, 55 vjeç, u pa mbi një varkë që po udhëtonte përgjatë lumit Çikago.

Pamja e shkurtër e rikuperimit të tij vjen pasi Foxx fillimisht theu heshtjen e tij më 3 maj përmes Instagramit, duke shkruar – “Vlerësoni gjithë dashurinë dhe ndjehuni të bekuar”.

“Jammie po ecën mirë. Thjesht po e merr me lehtësi. Ai nuk ka ende ndonjë vizitor apo diçka të tillë, por ai po ia del shumë mirë”, ka thënë një burim pranë aktorit.

Më 12 prill, vajza e tij Corinne Marie Foxx, njoftoi në një deklaratë se aktori “përjetoi një ndërlikim mjekësor” një ditë më parë.

Corinne Marie dhe Jamie Foxx.

Ai ishte në Atlanta për xhirimet e filmit të Netflix-it “Back in Action”, ku luajnë gjithashtu Cameron Diaz dhe Glenn Close.

Corinne ndau në atë kohë se “për shkak të veprimit të shpejtë dhe kujdesit të madh”, Foxx ishte “në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes”.

Familja Foxx gjithashtu falënderoi fansat për lutjet e tyre ndërsa dha atë përditësim.

Më pas, më 12 maj, Corinne, 29 vjeçe, ofroi një tjetër përditësim rreth gjendjes së Foxx, duke mohuar raportet se familja ishte përgatitur për më të keqen.

Ajo ndau në Instagram se aktori kishte qenë “jashtë spitalit prej javësh”.

“Përditësim nga familja: E trishtuar të shoh se si po egërsojnë mediat. Babai im ka qenë jashtë spitalit për javë të tëra, duke u rikuperuar”, shkroi ajo.

Deri më 5 maj, një burim në rrethin e aktorit tha se u ishte thënë se aktori ishte “i qëndrueshëm dhe jo në një situatë kërcënuese për jetën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore