Shqipëria

Jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze për Shqipërinë, thotë ambasadori britanik


Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alaistair King-Smith ndau zhgënjmin e tij me raportimet e mediave angleze për vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës ndërkombëtare të Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Kjo, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.

“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë”, u shpreh fillimisht diplomati britanik.

Sipas tij, ai gjendet këtu dhe e shikon se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës.

“Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë”, shtoi Alaistair King-Smith.

Në përmbyllje, ambasadori britanik theksoi se sa e vlerëson komunitetin shqiptar në Britani.

“Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, ravijëzoi ai.

“Pushtimi” si alibi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore