Lajme

Jaguar po bën gati makinën elektrike


Jaguar pritet të debutoj me makinën elektrike më të shpejtë të prodhuar deri më tani. Modeli i ri do të jetë Grand Turbo dhe do të publikohet në vitin 2025.

Kjo do të jetë vetëm një nga tri modelet në familjen e re të Jaguar. Secila do të ndërtohet në një arkitekturë krejtësisht të re me porosi të automjeteve elektrike të quajtur Jaguar Electrified Architecture (JEA).

Jaguar i ri do ofroj mundësinë që të lëvizet me vetëm një mbushje për rreth 700 kilometra, kurse çmimi fillestar i saj, pritet të arrij në mbi 100,000 funte.

Makina ka 575 kuaj fuqi. Testimi virtual i makinës tashmë është pothuajse i përfunduar përpara kësaj faze të ardhshme vendimtare.

jaguar i pace on charger

Ai do të ofrojë versione AWD me një motor dhe me dy motorë. Atij do t’i bashkohet një SUV më i madh me katër dyer që ofron vetëm një motor AWD me dy motorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore