Lajme

Izraeli shtrin gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin


Ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant ka vendosur të shtrijë një situatë emergjente në të gjithë shtetin e Izraelit, thotë zyra e tij.

Më herët, Gallant deklaroi “situatën e veçantë” brenda një rrezeje prej 80 kilometrash nga Rripi i Gazës.

“Situata e veçantë” i lejon komandës së frontit të brendshëm të ushtrisë të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë zonat.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir shpalli më herët gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të shtunën pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik vranë të paktën 250 izraelitë, plagosën më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe mbajtën peng dhjetëra civilë.

Ky sulm i paprecedentë përfshinte depërtimin nga Gaza në Izrael dhe lëshimin e një breshërie masive me raketa që synonte qytete në rajonet jugore dhe qendrore të vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme kombëtare do të hyjë në fuqi në mbrëmje dhe do të zbatohet në të gjithë vendin, raporton “Haaretz”.

Nga ana tjetër, Ben-Gvir urdhëroi që të rekrutoheshin të gjithë oficerët vullnetarë të policisë dhe të armatoseshin plotësisht të gjitha forcat e sigurisë.

Dhjetëra mijëra personel rezervë të ushtrisë izraelite janë vendosur gjithashtu të mobilizohen dhe një numër i trupave rezervë që marrin pjesë në lëvizjen e protestës kundër rishikimit gjyqësor të qeverisë Netanyahu po kthehen në detyrë rezervë pas incidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore