Lajme

Izraeli nënshkruan marrëveshjen historike me Emiratet e Bashkuara Arabe


Izraeli nënshkroi të martën e 31 majit, një marrëveshje të tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është marrëveshja e parë e madhe tregtare e autoriteteve izraelite me një shtet arab.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Pakti u nënshkrua në Dubai pas disa muajsh negociatash.

“U krye”, shkruan ambasadori i Izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe Amir Hayek në Twitter.

Kjo, duke iu përgjigjur një postimi tjetër që postoi më herët.

Përpara nënshkrimit, Ministria e Ekonomisë së Izrael-it kishte thënë se marrëveshja do të heqë tarifat për ushqimin, bujqësinë, kozmetikën, pajisjet mjekësore dhe mjekësinë.

Marrëveshja është nënshkruar në mes të përshkallëzimit të dhunës izraelito-palestineze.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi të hënën sulmin në kompleksin Al Aksa në Jerusalem nga “kolonët ekstremistë nën mbrojtjen e forcave izraelite”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore