Lajme

Izraeli dhe SHBA-të do të shpallin “partneritet strategjik” gjatë vizitës së Biden


Deklarata e Jerusalem-it e Partneritetit Strategjik SHBA-Izrael do të jetë një pjesë qendrore e vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Izrael.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase.

Marrëveshja përfshin një qëndrim të përbashkët kundër programit bërthamor të Iran-it dhe agresionit rajonal.

Të dyja vendet thonë se do të përdorin “të gjithë elementët e fuqisë kombëtare” për të siguruar që Iran-i të mos arrijë kurrë një armë bërthamore.

Biden do të riafirmojë angazhimin e tij për sigurinë e Izrael-it, duke përfshirë avantazhin e tij ushtarak cilësor dhe aftësinë për të mbrojtur vetveten.

Deklarata thotë se SHBA-të planifikojnë të ndjekin Memorandumin 10-vjeçar të Mirëkuptimit prej 38 miliardë dollarësh.

Kjo, për ndihmën ushtarake të nënshkruar me Izrael-in, duke adresuar kërcënimet e reja dhe zhvillimet e reja në rajon.

Iran-i është në krye të agjendës së Izrael-it për takimet dypalëshe me amerikanët në të gjitha nivelet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore