Lajme

Islanda zgjedh parlamentin e parë evropian me shumicë gra


Qytetarët në Islandë kanë votuar par të pasur më shumë gra sesa burra, në parlamentin e vendi.,

Tridhjetë e tre gra u votuan në parlament, duke marrë 63 vende në zgjedhjet e së shtunës krahasuar me 24 në zgjedhjet e fundit.

Islanda, ishulli i Atlantikut të Veriut me 371 mijë njerëz, u rendit vendi me barazi më të lartë gjinore në botë, për të 12-in vit radhazi. Kjo sipas një raporti të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në mars të këtij viti.

Pas saj vijnë tre vende të tjera, Ruanda, Kuba dhe Nikaragua, të cilët kanë më shumë gra sesa burra në parlament. Ndërsa Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një ndarje 50/50, sipas të dhënave nga Bashkimi Ndërparlamentar.

Në Evropë, Suedia dhe Finlanda kanë përkatësisht 47% dhe 46% gra në parlament.

“Islanda përsëri po udhëheq rrugën për barazinë gjinore!” tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Islandë, Bryony Mathew, përmes një postimi në median sociale Twitter.

Sondazhet kishin parashikuar se koalicioni qeverisës nuk do të arrinte shumicën e dëshiruar, por pati rritje të mbështetjes për Partinë Progresiste të qendrës së djathtë. Ajo fitoi pesë vende më shumë se në vitin 2017, duke e ndryshuar numrin e përgjithshëm në 37 vende.

Qeveria aktuale, e cila përbëhet nga Lëvizja e majtë e gjelbër e kryeministrit Katrin Jakobsdottir, Partia Konservatore e Pavarësisë dhe Partia Progresive, tha para zgjedhjeve se, do të negocionin mbi bashkëpunimin e tyre nëse mbajnë shumicën e tyre.

Presidenti Johannesson tha se nuk do t’i japë mandatin asnjë partie për të formuar qeveri të re, por do të presë bisedimet e koalicionit midis tre partive.

Partia e Pavarësisë u bë përsëri më e madhja në parlament me 16 vende, e pandryshuar nga zgjedhjet e kaluara.

Udhëheqësi i partisë dhe ish -kryeministri Bjarni Benediktsson tha se, ishte optimist se të tre partitë mund të formojnë një koalicion. Ai nuk do të kërkojë të udhëheqë një qeveri të re.

Lëvizja Majtas-Gjelbër mori tetë vende, nga 11 në zgjedhjet e 2017, megjithëse dy parlamentarë u larguan nga partia menjëherë pas zgjedhjeve të fundit.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore