Lajme

Ish krerët e UÇK-së para speciales


Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se këtë të martë do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 14:30.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Ndryshe, më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

“Dwshira” e kryeprokurorit amerikan, Jack Smith, pwr ta parw Hashim Thaçin në gjyqin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare e Kosovës në Hagë, ishte bwrw publike qw nga qershori i vitit 2020. Njw hap i pazakontë në publik ky, të cilin Smith e arsyetoi asokohe, duke thënë se Thaçi e kishte penguar në mënyrë aktive punën e Gjykatës.

Hashim Thaçi ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shpërbë në vitin 1999. Aktakuza ndër të tjera përfshin tortura dhe përndjekje, dhe bën fjalë për rreth 100 vrasje. Thaçi vetë i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe thotë se janë një përpjekje për të njollosur Luftën e Kosovës për liri. Specialja është krijuar vetëm nën presionin ndërkombëtar dhe është një padrejtësi historike.

Thaçi vetë ishte ai që në vitin 2015 u bëri presion deputetëve të Kosovës që të miratonin ngritjen e Speciales, por vëzhgues në Kosovë besojnë se Thaçi kujtonte se kundër tij personalisht nuk do të kishte hetime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore