Lajme

Ish-komandanti i parë i KFOR-it intervistë për AP: Çështja e targave s’është në interesin e Kosovës – A rrezikohet gjithë procesi për çështje kaq minore?


Foto nga Albanian Post

intervistën e 15 gushtit për Albanian Post, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, komandant i parë i KFOR-it në Kosovë, pati deklaruar se “shoh potencial për përshkallëzim të situatës në Veri”, madje, duke njohur mirë situatën në Kosovë, ishte skeptik se mund të ketë marrëveshje mes dy shteteve në një të ardhme të afërt.

Gati tre muaj më vonë, Buhler thotë për AP se qysh në verë e dinte se kjo situatë aktuale në veri mund të vinte.

Prandaj, “në verë këtë vit, pata thënë se nuk rekomandoj masa për reciprocitet në këto kohë”.

Duke folur për AP, Buhler pohon se vendimi për targat “s’mund të jetë në interes të Kosovës, apo të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”.

“S’mund të jetë në interes të këtyre shteteve që situata të esklaojë për çështje kaq minore”, pohon gjermani.

“Pikëpamja ime nuk ka ndryshuar, por është konfirmuar nga këto zhvillimet e fundit”.

Buhler propozon që në Kosovë të shtrohet një pyetje qendrore: “A është kjo çështje për targat kaq e rëndësishme që të rrezikohet gjithë procesi?”.

Intervistën e plotë të Erhard Buhler mund ta lexoni nesër (e hënë) me fillim në orën 7:00, në Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore