Shqipëria

Zhduket polici kufitar i Malit të Zi, dyshohet se ka humbur në Shqipëri


Mediat malazeze kanë njoftuar humbjen e ish-drejtorit të Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Dyshohet se ai ka humbur që prej 27 majit dhe se mediat atje, shkruajnë se humbja ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Ka qenë gruaja e tij që ka raportuar zhdukjen, ku sipas saj ai ka humbur çdo kontakt me familjen.

Nga informacionet fillestare mësohet se Elezoviç, ka qenë i përfshirë në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Elezovic shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për pothuajse gjashtë vjet, deri në vitin 2014-ën, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Policia u informua se oficeri i tyre u largua nga shtëpia pesë ditë më parë dhe që atëherë nuk ka telefonuar në familje.

Policia malazeze gjithashtu informoi kolegët e saj në rajon për zhdukjen e kolegut të tyre, dhe anëtarë të policisë shqiptare janë të përfshirë në kërkim.

Ata bëjnë me dije se janë marrë deklarata nga disa persona, përfshirë kolegët e tij që ishin në kontakt me të para zhdukjes.

Stacionet bazë po kontrollohen gjithashtu për të gjetur lëvizjen e këtij zyrtari policor. Policia nuk mund të siguronte ndonjë informacion zyrtar, përveç se raportimin për zhdukjen.

Ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kalimit të kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, pikat kufitare Sukobin dhe Tivar, si dhe të gjithë kufirin shtetëror në territorin e komunave të Ulqinit dhe Tivarit.

Elezoviç gjithashtu drejtoi departamentin që merret me zbulimin dhe parandalimin e migrimit të ligjshëm të njerëzve dhe lëvizjen e mallrave përtej kufirit shtetëror jashtë vendkalimeve të vendosura kufitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore