Lajme

Ironike: Rusia akuzon Kosovën për shpërfillje të demokracisë dhe lirisë së medias pas dëbimit të spiunes gazetare


Ambasada e Federatës Ruse në Beograd

Ndalimin e spiunes ruse nën petkun e gazetares, Dara Asmalova, e dënoi ambasada ruse në Beograd duke e quajtur “të pabazuar”.

Ironikisht, Federata Ruse, dëbimin e spiunes ruse nga Kosova e quajti “shpërfillje të parimeve themelore demokratike dhe të lirisë së medias”.

Rusia, e cila për nga demokracia dhe liria e medias qëndron në fund të të gjitha ranglistave, akuzoi Kosovën edhe për “provokim”.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave”, tha ambasada ruse.

“Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thanë ata.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova

Spiunja ruse u ndalua tek tentoi të futej ilegalisht në Kosovë nga Serbia, përçka iu ndalua hyrje menjëherë.

Ambasada ruse në Beograd kishte reaguar edhe për dëbimin e dy diplomatëve rusë në tetor të vitit të kaluar që vepronin në Kosovë në kuadër të Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë.

Në reagimin shpreheshin se meqenëse “Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës” as vendimet e institucioneve kosovare “nuk kanë fuqi ligjore për Rusinë”.

Sveçla e shpall person “non grata” spiunen ruse Daria Asmalovan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore