Lajme

Irani: Kapet anija portugeze, po lundronte në ujërat e Ngushticës së Hormuzit


MSC Aries, një anije me flamur portugez, por në pronësi të një kompanie në zotërim të një pronari anijesh izraelite, u kap të shtunën e kaluar teksa po lundronte në ujërat e Ngushticës së Hormuzit “për shkelje të ligjeve detare”.

Kështu u shpjegua nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Nasser Kanaani, duke pretenduar se “Irani është i përkushtuar për të krijuar një mjedis të sigurt lundrimi në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirit”.

“Anija u devijua në ujërat territoriale iraniane për shkak të shkeljes së ligjeve detare dhe dështimit për t’iu përgjigjur thirrjeve nga autoritetet iraniane”, ka bërë me dije ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore