Bota

Irani: Administrimi i vaksinave në shkurt


Alizera Zali, kreu i task forcës anti-coronavirus të Teheranit, paralajmëroi të enjten se vendi po shkonte drejt një vale të katërt të coronavirusit.

Sipas Zali-t, një numër trendesh alarmante kanë ndodhur gjatë javës së fundit, duke përfshirë rastet e reja COVID-19 dhe shtrimet në spital.

“Nëse këto prirje vazhdojnë, Irani do të përjetonte valën e tij të katërt deri në fillim të shkurtit”.

Irani kohët e fundit përjetoi një valë të tretë. Vdekjet e përditshme kanë arritur shifrën 300.

Në 24 orët e fundit, ka pasur 93 vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi është mbi 57 mijë.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se shifrat aktuale mund të jenë dy herë më të larta se kjo.

Një nga statistikat më alarmante të ofruara nga Zali është se ka pasur një rritje prej 4% të numrit të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 10 vjeç, duke krahasuar me vitin e kaluar.

Zyrtarët e ngarkuar me task forcën anti-covid  kanë lobuar  për të vazhduar mbyllja e vendit. Së bashku  me protokollet shëndetësore ato mund të zvogëlojnë  numrin e infeksioneve dhe vdekjet.

Kreu i Universitetetit të Shkencave Mjekësore të Abadanit, Shorkollah Salmanzdeh, u shpreh se muaji shkurt do të jetë i vështirë. Vetëm 30% e njerëzve në ambientet jashtë mbajnë maska.

Irani ka diskutuar për zbatimin e një politike për mbajtjen e maskës. Personat që nuk zbatojnmë këtë masë do të gjobiten.

Kjo masë u bllokua për shkak se nuk u vendos se cila agjenci do të merrte përsipër politikën.

Ministri i Shëndetësisë, Namaki, u shpreh se “Irani është në fazën e tretë të testimit të vaksinës së tij. Ai shtoi se plani është që të fillojë prodhimi masiv të vaksinës iraniane këtë pranverë, por ai nuk dha një datë të caktuar. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore