Pajisje

iPod nano është duke ndryshuar


Apple duket se do të publikoj një kuti AirPods të ridizajnuar që do të vijë me një ekran interaktiv me prekje.

Kutia e tyre do t’u jepte dëgjuesve qasje në aplikacione të ndryshme të lidhura me Apple AirPods.

Apple AirPods Patent

Apple e paraqiti këtë patentë në vitin 2021! Siç shkroi Apple, ka nevojë për kufje pa tel që do t’i lejojë përdoruesit të kontrollojnë audion dhe t’u ofrojnë përdoruesve një përvojë krejt të re AirPods.

Edhe pse dizajni mund të duket i ri për ju, konkurrentët e kanë eksploruar tashmë atë. Për shembull, JBL, e cila është në pronësi të Samsung.

Me këtë pajisje do të keni kontroll të muzikës, qasje të shpejtë në cilësimet e AirPods dhe shumë të tjera. Me pak fjalë, do të jetë njësoj si një iPod mini, por me veçori të rinovuara.

Por është ende e paqartë nëse AirPods me këtë ekran do të realizohen me te vërtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore