Sport

Inter-i është afër vazhdimit të kontratave me dy lojtarë


Interi është afër arritjes së marrëveshjeve për të zgjatur kontratat e Hakan Calhanoglu-t dhe Alessandro Bastoni-t, megjithëse ka ende ka mundësi për t’i humbur njëmbëdhjetë lojtarë falas në verë.

Sipas raportimeve në “Calciomercato”, Calhanoglu është më afër nënshkrimit të një kontrate të re për të qëndruar me kontingjentin zikaltër të “San Siro”-s.

Pasi nënshkroi një transferim të lirë nga Milani në verën e vitit 2021 me një marrëveshje trevjeçare, turku është afër nënshkrimit të një rinovimi që do ta lidhë atë me Interi-n deri në vitin 2027.

Raporti thotë se 29-vjeçari do të merrte një pagë rreth 5 milionë euro në sezon pas tatimit në kontratën e re të propozuar.

Drejtorët: Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po punojnë gjithashtu për ta vazhduar kontratën me Alessandro Bastoni-n, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për të shmangur humbjen e tij për një çmim më të ulët gjatë verës së ardhshme, apo ta humbasin me parametra zero kur i skadon kontrata, drejtuesit e klubit janë gati t’ia përmbushin kërkesat mbrojtësit italian.

Bastoni aktualisht fiton rreth 2.8 milionë euro në sezon, megjithatë agjenti i tij, i cili gjithashtu përfaqëson Inzaghi-n dhe Matteo Darmian, aktualisht po kërkon që Interi të dyfishojë atë që po paguan aktualisht.

Nga ana tjetër, Interi është i përgatitur t’i ofrojë Bastonit 4 milionë euro në sezon sipas “Calciomercato” për të shmangur një tjetër “incident të Skriniar”.

Klubi mbetet i bindur se do të jetë në gjendje të negociojë me Bastoni-n dhe përfaqësuesit e tij për të mbajtur nën kontroll 23-vjeçarin.

Inzaghi dhe ekipi i tij ka të ngjarë të kenë ende shumë punë për të bërë gjatë muajve të verës, me 11 lojtarë që mund të largohen falas në fund të këtij sezoni.

Në mesin e këtyre lojtarëve janë tre të huazuar në Francesco Acerbi, Raoul Bellanova dhe Romelu Lukaku, të cilët janë gati të kthehen në klubet e tyre mëmë më 30 qershor.

Më pas janë tetë lojtarë, kontratat e të cilëve mbarojnë në verë dhe mund të mos rinovohen.

Këto përfshijnë Samir Handanovic, Alex Cordaz, Danilo D’Ambrosio, Dalbert, Roberto Gagliardini dhe Milan Skriniar, i cili tashmë është vendosur t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Ndërsa një gjë pozitive është Stefan De Vrij, i cili duket i vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re në javët e ardhshme .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore