Sport

Inter arrin marrëveshje me futbollistin që shkëlqeu në Kupën e Botës


Skuadra e Inter-it ka arritur marrëveshje me klubin e Club Brugge për transferimin e futbollistit kanadez, Tajon Buchanan.

Të paktën kështu shkruajnë mediat belge, sipas të cilave Buchanan do t’i bashkohet Inter-it në verën e ardhshme.

Zikaltrit “ia kanë vërë syrin” anësorit 24-vjeçar për disa muaj, duke besuar se ai do të përshtatej mirë me skuadrën e Simone Inzaghi-t, duke shtuar ritmin dhe aftësitë e driblimit në ekip.

Drejtori i Interi-t, Piero Ausilio, u takua me ndërmjetësin, Gabriele Giuffrida, në një hotel Milano në muajin mars për të arritur një marrëveshje për Buchanan, një takim që me sa duket shkoi mirë.

Siç raportohet nga “Het Laatste Nieuws”, Interi ka rënë dakord të paguajë Club Brugge-n rreth 15 milionë euro për Buchanan, i cili tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin.

Marrëveshja mbështetet në kualifikimin e zikaltërve në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon, Buchanan ka shënuar një gol dhe ka dhënë gjashtë asistime në 30 paraqitje për Club Brugge.

Ndërkohë, vlen të ceket se ai pati paraqitje shumë të mira me kombëtaren e Kanadasë në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore