Lajme

Inteligjenca amerikane zbulon detaje të reja nga “helmimi” i grupit negociator


Inteligjenca amerikane beson se nuk ka pasur helmim të miliarderit rus Roman Abramovich dhe disa anëtarëve të tjerë të grupit negociator midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon deklaratën e një zyrtari amerikan.

Sipas skautëve, të përzierat e anëtarëve të delegacioneve janë shkaktuar nga një faktor mjedisor dhe jo nga ndonjë helmim i mundshëm.

“Inteligjenca sugjeron fuqimisht se ishte e lidhur me mjedisin”, tha burimi për “Reuters”, duke folur në kushte anonimiteti.

Ai nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Duke cituar njerëz me njohuri për incidentin, “Wall Street Journal” dhe agjencia investigative “Bellingcat” raportuan se miliarderi i afërt me Putin-in, Roman Abramovich dhe disa negociatorë të tjerë shfaqën simptoma të helmimit të mundshëm në fillim të takimit.

Burimet fajësuan për helmimin e mundshëm – autoritetet ruse – të cilët dyshohet se donin të sabotonin bisedimet e paqes.

Korrespondenti i britanikes “The Guardian”, Sean Walker, duke cituar një burim, tha se si pasojë e helmimit me kimikate, Abramovich humbi shikimin për disa orë dhe u dërgua në Turqi për trajtim.

Më pas, edhe BBC-ja mohoi materialet e saj, në të cilin përfaqësuesi i Abramovich konfirmoi helmimin e miliarderit rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore