Aplikacione

Instagram teston dizajnin e ri


Instagram po teston një dizajn të ri për shikimin e historive në desktop.

Në pamjen e re, instagram stories pritet të shfaqet në një karusel, në vend të formatit aktual me një pllakë që zë të gjithë faqen.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se testimi i tiparit të ri është në të vërtetë duke u zhvilluar, por siguron që navigimi do të mbetet i njëjtë.

Përdoruesit do të duhet të klikojnë manualisht nëpër story ose mund të zgjedhin t’i lënë ata të luajnë njëra pas tjetrës automatikisht.

Nuk është ende e qartë nëse dizajni i ri do të shtrihet për më shumë përdorues.

Dizajni i ri për Instagram Stories do ta bëjë më të lehtë për të mbajtur gjurmët se ku jeni në radhë për story.

Deri tani, kur kontrolloni një Story në Instagram për desktop, ajo zë të gjithë ekranin. Nuk ka mundësi të kaloni në historinë e personit tjetër, megjithëse ka butona navigimi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore