Lajme

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve kërkon nga Kuvendi lehtësira për këtë kategori


Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në takim me Iniciativën e Pavarur e të Verbërve të Kosovës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione gjatë ditës së premte ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës dhe kanë diskutuar për gjendjen dhe problemet e kësaj kategorie.

Halil Kurmehaj, nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, ka treguar në detaje për problemet me të cilat hasin këta persona dhe vështërsit me të cilat ballafaqohen.

“Një nga problemet tona është mbi ekzaminimet që bëhen vetëm për Prishtinë, ju keni mundur të shihni që bëhet tollovi e madhe dhe një i verbër që përveç që duhet shumë me prit por në anën tjetër duhet edhe personi që e shoqëron me prit shumë”, ka thënë Kurmehaj.

Ai ka edhe një kërkese nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

“Ne kërkojmë që ky komision duhet me lëviz në të gjitha regjionet, dhe në mënyrë që të ketë lehtësira në këtë proces”, theksoi tutje ai.

Edhe anëtari tjetër i kësaj iniciative, Betim Bregovina, ka thënë si procedurë për vlerësimin, nuk është se vlerësohen dhe shumë.

“Kur flasim për disa diagnoza është e pamundshme me u vlerësuar, dhe shpesh herë kur vlerësohen nuk janë rigoroze por edhe shumë formale”, ka thënë ai.

Bregovina ka kërkuar nga deputetët që të ketë ndryshim të ligjit.

Nga ana tjetër deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sarada Bogujevci, ka thënë se duhet të shikohet ligji dhe në të njëjtën kohë të shihen edhe udhëzimet administrative, mënyra e vlerësimit dhe rivlerësimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore