Lajme

Inflacioni i plehrave parashikon një krizë globale të furnizimit me ushqime


Lufta në Ukrainë, sipas ekspertëve, ka çuar në rritje të theksuar të çmimeve si për ushqimet, edhe të karburanteve.

Nga ana tjetër, ka shkaktuar shqetësim se mund të shihet një përsëritje e trazirave të urisë dhe ushqimit që ndodhën në 22 vende në vitet pas krizës financiare globale, të shkaktuara nga një stuhi e rritjes së çmimeve të mallrave.

Ndërsa fermerët amerikanë të grurit duhet të jenë në një pozicion të mirë për të ndihmuar në zbutjen e disa dhimbjeve nga ndërprerjet bujqësore në Ukrainë dhe Rusi, ata janë të shqetësuar për inflacionin e një lloji tjetër – në plehra.

Lufta është gjithashtu pjesë e këtij problemi.

Deri vonë, Rusia ishte eksportuesi i dytë më i madh i huaj i plehrave në SHBA, duke siguruar 10 për qind të furnizimit total. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse po rriten çmimet.

Një raport i “Farm Action”, i publikuar në janar, vuri në dukje se, ndërsa shumë fusha të bujqësisë amerikane kanë një raport përqendrimi në të cilin pjesa e tregut e katër kompanive kryesore tejkalon 40 për qind (niveli në të cilin ekonomistët thonë se abuzimet në treg fillojnë të ndodhin më shpesh), plehra ka përjetuar disa nga nivelet më të larta të konsolidimit në 25 vitet e fundit.

Shpenzimet e plehrave janë rritur shumë përtej niveleve që do të kishin parashikuar modelet e simulimit bujqësor.

Fermerët thonë se rritja e çmimeve është pjesë e problemit.

Në një njoftim, sekretari i Bujqësisë, Tom Vilsack, tha se “ndërprerjet e fundit të zinxhirit të furnizimit nga pandemia globale në luftën e paprovokuar të Putin-it kundër Ukrainës, kanë treguar se sa e rëndësishme është të investohet në këtë hallkë thelbësore në zinxhirët e furnizimit bujqësor këtu në shtëpi”.

Paqëndrueshmëria gjeopolitike do të çojë në një prodhim më “lokal” dhe thirrje për sigurim – për arsye që variojnë nga shqetësimet për pengesat e tregtisë ndërkufitare, deri te rritja e kostos së energjisë për transport dhe emetimet e lidhura me të.

Një raport i kohëve të fundit i OKB-së, i cili bëri thirrje për metoda më të larmishme të bujqësisë dhe blegtorisë, paralajmëroi se gati një e treta e fushave të mbjellave në botë, do të ishin të papërshtatshme për prodhimin e ushqimit deri në fund të këtij shekulli, për shkak të ndryshimit të klimës që shkaktohet në masë të madhe nga metodat e bujqësisë me emetim të rëndë të “Big Food”.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore