Lajme

Infermierët kërkojnë vazhdim të kontratës – paralajmërojnë ikje jashtë vendit


Infermierët në protestë.

Sërish infermieret u gjenden në rrugë të hënën e 20 qershorit.

Ata po kërkojnë vazhdimin e kontratave të cilat ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që t’i ndërprerje pas situatës së lehtë me COVID-19 në Kosovë.

Bekim Ahmeti, inspektor sanitar i angazhuar në luftën kundër pandemisë Covid-19, tha se që nga 15 qershori janë papunë.

“Kemi dal këtu së bashku me stafin mbështetës dhe infermierët në përfaqësim të 1270 punëtorëve që kemi qenë të angazhuar në luftën Anti-Covid dhe prej një qershor kemi mbet pa kontrata të vazhduara. Ne si inspektorat sanitar kemi pasur edhe takime me nivelet më të larta qeveritare por ende nuk kemi ndonjë përgjigje çka do të bëhet”.

Infermierët në protestë.

“Jemi 1270 staf mbështetës në luftën kundër Covid-19. Inspeksionet e Kosovës e kanë për detyrë ta ruajmë shëndetin publik andaj duhet të na ruajnë ne. Ne sot në vend se të punojmë për ruajtjen e shëndetit publik jemi duke protestuar”, tha Ahmeti.

Infermerja, Arbenita Gashi, tha se në rast nuk merren parasysh kërkesat as kësaj here do të detyrohen të marrin rrugën drejt perëndimit.

“Na jemi dal në protestë, na u kanë ndërpre kontratat me 15 qershor, shëndetësia ka nevoj për ne dhe kërkojmë që të na bëhen kontrata të rregullta dhe të mos marrim rrugën drejt perëndimit”, tha Gashi.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona e vetmja rrugë është që të shkojmë drejt perëndimit në atë vend ku me të vërtetë vlerësohemi”.

Infermierët në protestë.

Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë që u angazhua si staf mbështetës në menaxhimin e pandemisë COVID-19, të cilët nuk janë paguar prej rreth tre muaj, thonë se nuk kanë asnjë informatë se pse po ndodh një gjë e tillë.

Ata këtë veprim të Ministrisë së Shëndetësisë po e konsiderojnë si brengosëse dhe demotivuese sidomos për mjekët dhe infermierët e rijnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore