Sport

Infantino viziton Kosovën për herë të parë


Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë.

I pari i FIFA-s gjatë ditës së premte pritet që të jetë në Kosovë.

Fillimisht, gjatë së enjtes ai do të qëndrojë në Shqipëri, e më pas do të udhëtojë edhe në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ai do të takohet me zyrtarët e FFK-së dhe me krerët e shtetit.

Ndërsa, pas këtyre takimeve Infantino së bashku me Agim Ademin do të kenë konferencë për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore