Lajme

India mund ta kapërcejë Kinën si vendi më i populluar para vitit 2027


Demografët kinezë thonë se India do të bëhet vendi më i populluar në botë më herët sesa parashikimi i Kombeve të Bashkuara në vitin 2027.

India pritet të shtojë gati 273 milionë njerëz në popullsinë e saj deri në 2050, tha një raport i KB-ve në 2019.

India do të mbetet vendi më i populluar deri në fund të shekullit aktual, shkruan raporti. Në vitin 2019, India kishte një popullsi të vlerësuar prej 1.37 miliardë dhe Kina 1.43 miliardë, sipas shifrave të KB-ve.

Regjistrimi i lëshuar nga Kina të martën e 11 majit zbuloi se popullsia e Kinës u rrit me ritmin më të ngadaltë historik duke arritur në 1.41178 miliardë.

Rënia e popullsisë pritej të çonte në mungesa të fuqisë punëtore dhe një rënie të niveleve të konsumit, duke ndikuar në perspektivën e ardhshme ekonomike, të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

E përditshmja shtetërore e Kinës, Global Times, të mërkurën citoi demografët kinezë të thoshin se popullsia e Indisë mund të kapërcejë Kinën shumë më parë se 2027.

Me normat e lindshmërisë kineze që pritet të ulen në vitet e ardhshme, demografët parashikuan që India me normën e saj shumë më të lartë të lindshmërisë do të kapërcejë Kinën si vendi më i populluar në botë. Kjo, deri në 2023 ose 2024, më herët sesa parashikimi i fundit i KB-ve në 2019, thuhet në raportin e së përditshmes.

Lu Jiehua, profesor i sociologjisë në Universitetin e Pekinit, tha se popullsia e Kinës mund të arrijë kulmin deri në vitin 2027 para se të fillojë të bjerë. Disa demografë besojnë se kulmi mund të vijë që në vitin 2022.

Kina po përballet gjithashtu me rrezikun e rënies në grackën e pjellorisë së ulët, pasi regjistroi 12 milionë lindje në vitin 2020, duke shënuar një rënie për të katërtin vit radhazi.

Shkalla totale e pjellorisë në Kinë e grave në moshë riprodhuese ishte 1.3, një nivel relativisht i ulët. Shkalla globale e pjellorisë ishte 2.5 në 2019, sipas raportit të KB të Fertilitetit dhe Planifikimit Familjar, 2020.

Liang Jianzhang, një profesor ekonomie në Universitetin e Pekinit, i tha Global Times se shkalla e pjellorisë së Kinës do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme dhe mund të bëhet më e ulta në botë.

“Sipas të dhënave ekzistuese, në 10 vitet e ardhshme, numri i grave nga 22 deri në 35 vjeç, që është periudha e lindjes së fëmijëve, do të bjerë me më shumë se 30 përqind krahasuar me të dhënat aktuale”, tha ai.

“Pa ndërhyrje të fortë të politikës, popullsia e porsalindur e Kinës ka të ngjarë të bjerë nën 10 milionë në vitet e ardhshme dhe shkalla e pjellorisë së saj do të jetë më e ulët se ajo e Japonisë, ndoshta më e ulta në botë”, parashikoi Liang.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore