Shqipëria

Incidenti në minierën e Martaneshit, nisin hetimet për 53-vjeçarin


Policia e Bulqizës, të mërkurën e 12 majit, ka nisur hetimet për minatorin që ngeli i asfiksuar pas incidentit të ndodhur në minierën e Martaneshit në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e 11 majit, ku 53-vjeçari, Shyqyri Elezi, gjatë saldimit të një vagoni mineralesh u çlirua gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si pasojë u asfiksua.

Në ndihmë të tij kanë shkuar dy minatorë të tjerë, të cilët u asfiksuan nga gazi i çliruar.

Sipas njoftimit të policisë ai do të hetohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Për më tepër në njoftim thuhej se Elezi do të procedohet në gjendje të lirë.

Elezit, pasi iu dha ndihma në spitalin e Bulqizës u nis drejt spitalit të traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore