Shqipëria

Ikonat e Zografit-Copëza historie që përtërihen


Copëza historie që përtërihen – për të cilat e tashmja është ura e kapërcimit nga e shkuara në të nesërmen.

Të kujdesesh për to deri në detaje, për të risjellë elemente të një periudhe, për ta rijetuar një të shkuar: kjo është puna e një restauruesi.

Në Berat, po restaurojnë dy ikona, atë të “Shën Joan Pagëzorit në këmbë” dhe “Shën e Premtja me 4 shenjtorët”.

Të dyja të shekullit XVIII-të, me të njëtin autor: Konstadin Zografin.

Specialistët tregojnë se kanë një muaj e gjysmë që po merren me restaurimin e tyre dhe iu duhet ende kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore