Kosova

I vazhdohet paraburgimi serbit që bërtiti “vrite shqiptarin”, gjatë ceremonisë së “Vidovdan-it”


Serbet ne "Vidovdan"

Serbit Nikolla Nedeljkoviç, i cili u arrestua në Gazimestan, në manifestimin e serbëve të “Vidovdan-it”, gjykata në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj.

Kështu ka njoftuar avokatja e tij, Jovana Filipoviç, në një prononcim të saj për Radio Televizionin e Serbisë.

Ajo ka shtuar se Nedeljkoviç-it i është vazhduar paraburgimi si masë e prezencës së të pandehurit gjatë procedurës penale, duke konsideruar se sipas ligjit penal nuk lejohet gjykimi në mungesë dhe se i paraburgosuri nuk ka as vendbanim dhe as vendqëndrim në Republikën e Kosovës.

Avokatja Jovana Filipoviç

20-vjeçari i arrestuar nga Beogradi akuzohet se ka bërtitur “Vrite, vrite Shqiptarin (Šiptar)”, emërtim që në gjuhën serbe përdoret në konotacion negativ për të ofenduar shqiptarët.

Dëshmitar në këtë rast është polici i cili e ka dëgjuar dhe më pas arrestuar në fund të festës në Gazimestan.

Ai akuzohet për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës”.

Në anën tjetër, avokatja Jovana Filipoviq deklaroi se “nuk ka prova për paraburgim”, pasi siç thotë ajo, “vetëm polici që e ka arrestuar ka dëgjuar se kinse ka bërtitur atë për të cilën akuzohet”.

Ajo shton se në Gazimestan gjatë festës së Vidovdanit askush nuk ka bërtitur diçka të ngjashme, derisa pret që gjykimi të caktohet sa më shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore