Shqipëria

I ftohti ndryshon udhëzuesin anti-Covid për shkollat


Klasat nuk janë më të detyruara t’i mbajnë dritaret hapur përgjatë gjithë orës së mësimit. Detyrim është ajrosja e tyre, pesë deri gjashtë herë gjatë kohës mësimore.

Ky është vendimi i ri i Ministrisë së Arsimit, i cili përcakton një nga pikat e udhëzuesit anti-Covid për shkollat.

Shkak për këtë vendim janë bërë temperaturat e ulëta që kanë prekur të gjithë vendin.

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioriteti kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ajo ka kërkuar nga Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore