Shqipëria

I dënuar për vrasje mbetur në tentativë, ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë 25-vjeçaari


Mesditën e 24 shtatorit është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përkatësisht shtetasi S. C., ishte shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare në bazë të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Vlorë, më 18 dhjetor 2019.

Kjo e fundit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

25-vjeçari më 10 maj 2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash. Këta të fundit ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje.

Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë pikërisht shtetasi S. C..

Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, bënë të mundur ekstradimin nga Gjermania drejt vendit tonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore