Shqipëria

I dënuar në Itali, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari


Në vijim të kapjes së personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të martën e 26 tetorit ka rënë në prangat e policisë Tiranë një person.

Përkatësisht shtetasi R. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë ishte dënuar nga Gjykata e Genovas, në Itali, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për këtë arsye autoritet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçarin shqiptar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, kanë vijuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore