Lajme

Humbin jetën dy nga amerikanët e rrëmbyer në Meksikë


Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer me armë në Meksikë javën e kaluar kanë vdekur dhe dy janë ende gjallë, ka thënë një guvernator i shtetit meksikan.

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nga njerëz të armatosur më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas, Meksikë përtej kufirit nga Teksasi.

Ata kishin udhëtuar atje për kirurgji estetike, thanë të afërmit për mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë ende nuk e kanë konfirmuar vdekjen.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy prej tyre janë të vdekur, një person është plagosur dhe tjetri është gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për shtyp.

Si qeveria meksikane ashtu edhe ajo federale e SHBA-ve kanë hetuar rrëmbimin dhe kërkimin e katër amerikanëve. Një grua meksikane u vra në incident të premten e kaluar.

Të katër po udhëtonin përmes Matamoros – një qytet me 500 mijë banorë që ndodhet direkt përtej kufirit nga qyteti i Brownsville në Teksas – me një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr, tha FBI këtë javë.

Video tregon ata duke u ngarkuar në një kamionçinë nga njerëz të armatosur rëndë. Njëri është futur në automjet, ndërsa të tjerët duket se janë pa ndjenja dhe janë tërhequr zvarrë në kamion.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador e përshkroi incidentin si një “konfrontim midis grupeve të armatosura”.

Një nga viktimat po udhëtonte për në qytetin kufitar meksikan për të bërë një bark, një procedurë estetike për heqjen e yndyrës së barkut, thanë të afërmit për mediat amerikane.

Sipas një zyrtari të paidentifikuar amerikan të cituar nga “CNN”, hetuesit mendojnë se një kartel meksikan droge me siguri i ngatërroi amerikanët me kontrabandë droge nga Haiti.

Nisin kërkimet për amerikanët e rrëmbyer nga bandat në Meksikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore