Lajme

Një granat dore gjendet në Kllokot


Në oborrin e një personi në Kllokot është gjetur një granat dore.

“Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, ka njoftuar policia.

Sipas organeve të rendit, janë evakuuar banorët e kësaj pjese dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i.

“Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR- i amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan”.

Sipas policisë, granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore