Lajme

Hoti, Qeverisë: Po krijoni situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244


Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat sipas tij po e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244, duke renditur tri arsyetime për këtë.

“Për shkak të: (1) mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, (2) ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe (3) pa koordinim me aleatët në këto vendime, po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurisë në Kosovë”, shkroi ai në “Facebook”.

“Për shkak të mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe pa koordinim me aleatët në këto vendime, po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurinë në Kosovë”, shkroi Hoti në Facebook.

Kjo, sipas tij përbënë “kthim prapa”.

“Në qeveritë paraprake, në pamundësi që Rezoluta 1244 të anulohet formalisht në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, është punuar me aleatët në zbehjen totale të rëndësisë së saj”, tha ai, duke shtuar se kjo qasje “ka përfshirë edhe raportimin më të rrallë në OKB dhe me përfaqësim gjithnjë e më të ulët nga ana e Kosovës”.

Megjithatë, Hoti potencon se shpreson “që këto situata të mos të  mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës”, e cila sipas tij “duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete anëtare ka vendosur që të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të mos bashkëpunimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Situata dje ka provuar që s’ka de-eskalim, kjo situatë e emergjencave duhet të kalojë. Kurti deri tani ka dështuar të bëjë hapa dhe aksione për de-eskalim. Ai ka propozuar 5 pika por ai nuk adreson elementet kryesore dhe të cilat ne e presim t’i adresojë urgjentisht”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Në bazë të kësaj, ai theksoi se “BE ka përgatitur propozim me masa me efekt të menjëhershëm, këto nuk janë sanksione këto janë masat që merren menjëherë”.

“Shtetet anëtare kanë mbështetur një seri masash. Këto janë konsekuenca politike; ndalje e takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare”, bëri me dije Stano, duke shtuar që “këto masa janë të përkohshme dhe me mundësi largimi, varësisht nga hapat që merr qeveria e Kurtit”.

Ndërkaq, ai theksoi se “BE nuk është e anshme, jemi ndërmjetësues të ndershëm”.

“Duam të ndihmojmë dy palët pavarësisht qasjeve të tyre, ende duam konsensus për të gjetur një zgjidhje evropiane për situatën”, pohoi zëdhënësi i BE-së .

Ndryshe, ashtu siç raportoi ekskluzivisht Albanian Post nga burimet diplomatike se sanksionet nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare mund të fillojnë qysh nga kjo javë, u konfirmuan këtë të mërkurë nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Për “izolimin ndërkombëtar” të Qeverisë së Kosovës për shkak të refuzimit për t’i dëgjuar kërkesat e bashkësisë së organizuar ndërkombëtare dhe refuzimit të kryeministrit Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për qetësimin e situatës në veri ka raportuar që nga mëngjesi i së martën ekskluzivisht Albanian Post.

“Ky është një proces që tashmë ka nisur. Me shumë gjasë brenda pak javësh aktiviteti i vetëm ndërkombëtar i Kurtit do të jetë pjesëmarrja në tryeza të organizuara nga OJQ evropiane, edhe pse edhe kjo do të reduktohet dukshëm”, pohoi burimi diplomatik për AP, i përfshirë thellë në procesin negociues.

“Tashmë është suspenduar takimi i një nën-komisioni, atij për tregti, industri, doganë dhe taksa i cili është dashur të mbahej me 8 qershor, por që nuk është zhvilluar. Takimi i radhës, i cili pritet të suspendohet, është ai i datave 21 dhe 22 qershor, i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri”.

Kështu raportoi të martën herët Albanian Post se një nga hapat e parë të sanksioneve do të jetë rishikimi i asistencës që vjen nga programet e para-anëtarësimit në BE, një masë tërësisht brenda Marrëveshjes së Ohrit që ishte arrituar më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano: Kemi vendosur për masat, efektin e kanë të menjëhershëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore