Euro 2024

Holanda fiton ndaj Polonisë, merr tri pikë të vështira


Wout Weghorst

Holanda mposhti Poloninë me rezultat 2:1 në ndeshjen hapëse të grupit D të dielën, duke e nisur me fitore kampanjën e “Euro 2024”.

Polonia kaloi e para në epërsi përmes Adam Buksa në minutën e 16-të, kurse golin e barazimit e realizoi Cody Gakpo në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë holandezët kërkuan më shumë golin. Wout Weghorst, tre minuta pas inkuadrimit, shënoi golin e fitores për “Tulipanët”.

Weghorst shënoi në minutën e 83-të për rezultatin final. E, ndeshjen e dytë, holandezët e luajnë ndaj Francës, kurse Polonia ndaj Austrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore