Bota

Holandё/ Punonjësit e seksit kthehen në punë me lehtësimet e kufizimeve nga Covid-19


Red Light District, Amsterdam, Holandë, 23.10.2020

“Punonjësit e seksit nё Holandё do të kthehen në punë këtë javë pas uljes sё kurbёs tё Covid-19”, tha të hënën ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.

Parqet, kopshtet zoologjike, palestrat dhe pishinat e jashtme, do tё hapen të mërkurën, pas lehtёsimit tё presionit, qё solli fushata e vaksinimit tё Covid-19.

Prostitucioni është i ligjshëm në Holandë, por qeveria e ndaloi atë në mes të dhjetorit, si pjesё e kufizimeve për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Punonjësit e seksit protestuan në mars në Amsterdam, nёn pretendimet e diskriminimit duke nёnvizuar lejimin e hapjes sё “bizneseve tё kontaktit”, si parukeritё dhe klinikat e masazheve.

Gjatë izolimit, qeveria ofroi mbështetje të kufizuar financiare për punonjësit e seksit, të cilët kishin një kontratë të vlefshme pune dhe mund të provonin se pandemia u kishte kushtuar atyre të paktën 20% të të ardhurave.

De Jonge tha se nivelet e vaksinimit dhe infeksionit kishin arritur një pikë ku qeveria mund të shkonte përpara me planet e lehtësimit të matur të kufizimeve.

Bibliotekat publike do të rihapen të enjten, ndërsa muzetё dhe shërbimi i brendshëm në restorante pritet në tri javët e ardhshme.

Infeksionet me coronavirus në Holandë kanë rënë nё më shumë se një të katërtën këtë muaj, pasi ishin ngjitur në nivelet më të larta të vitit në prill.

Numri i pacientëve me Covid-19 në spitale ra më shumё se 10% javën e kaluar, teksa pranimet e reja ranë më shumë se 20%.

Që nga fillimi i pandemisë, rreth 1.6 milionё infeksione me coronavirus u konfirmuan në vendin e 17 milionё njerëzve, me më shumë se 20 mijё vdekje.

Marrë dhe përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore