Lajme

Hetimi i Kishës Katolike Franceze: 216 mijë raste të pedofilisë


Pas një hetimti të Kishës Katolike Franceze janë gjetur 216 mijë raste të pedofilisë nga priftërinjtë dhe anëtarët e Kishës, midis viteve 1950-2020.

Jean-Marc Sauve, kreu i komisionit hetimor prapa skandalit, deklaroi se shifra nuk është përfundimtare.

Sauve garantoi se mijëra pedofilë kanë vijuar shërbimin ndaj Kishës Katolike Franceze.

Ai shtoi se kisha, deri në vitet 2000, kishte treguar indiferencë ndaj viktimave dhe ndryshimet u panë vetëm në vitet 2015-2016.

Mësimi i kishës katolike mbi tema të tilla, si: seksualiteti, bindja dhe shenjtëria e priftërisë ndihmoi në krijimin e pikave të verbra që lejuan abuzimin seksual nga klerikët, tha Sauvé.

Sauvé nënvizoi se komisioni kishte identifikuar rreth 2 mijë e 700 viktima përmes thirrjeve për të dëshmuar dhe mijëra të tjerë ishin gjetur në arkiva.

Por, një studim i gjerë nga grupet kërkimore dhe sondazhe vlerësoi se kishte pasur rreth 216 mijë viktima.

Numri mund të rritet deri në 330 mijë, nëse përfshihen dhe anëtarët laikë.

Hetimi i komisionit ka zbuluar se janë nga 2 mijë e 900 deri në 3 mijë e 200 priftërinj pedofilë ose anëtarë të tjerë të kishës, duke shtuar se ky është “një vlerësim minimal”.

Jean-Marc Sauve
Raporti

Raporti, i cili sipas Sauve përbëhet nga 2 mijë e 500 faqe, do të përpiqet të përcaktojë sasinë e numrit të pedofilëve dhe viktimave të tyre.

Ai gjithashtu do të shqyrtojë “mekanizmat, veçanërisht institucionalë dhe kulturorë”, brenda Kishës që kanë lejuar pedofilët të qëndrojnë dhe do të ofrojë 45 rekomandime.

Komisioni i pavarur u krijua në vitin 2018 nga Kisha Katolike Franceze në përgjigje të një sërë skandalesh që kanë tronditur Kishën në Francë dhe në mbarë botën.

E përbërë nga 22 profesionistë ligjorë, mjekë, historianë, sociologë dhe teologë, detyra e komisionit ishte të hetonte pretendimet për abuzim seksual të të miturve nga klerikët që datojnë në vitet 1950.

Kur filloi punën, komisioni kërkoi deklarata të dëshmitarëve dhe krijoi një linjë telefonike.

Në muajt në vijim, ai mori mijëra raporte.

Abuzimet

Që nga zgjedhja e tij në 2013, Papa Francis ka ndërmarrë një sërë hapash që synojnë të fshijnë abuzimin seksual të të miturve nga klerikët.

Në vitin 2019, Papa nxori një dekret historik, nëpërmjet të cilit i bëri peshkopët përgjegjës drejtpërdrejt për abuzimin seksual ose duke e mbuluar atë, duke kërkuar nga klerikët të raportojnë çdo rast tek eprorët e Kishës dhe duke lejuar këdo që të ankohet drejtpërdrejt në Vatikan nëse është e nevojshme.

Këtë vit, ai lëshoi ​​rishikimin më të gjerë të ligjit të Kishës Katolike në katër dekada, duke këmbëngulur që peshkopët të ndërmarrin veprime kundër klerikëve që abuzojnë me të miturit dhe të rriturit në nevojë.

Kisha Franceze, e cila ka parë një numër në rënie të besimtarëve vitet e fundit, tha në mars se do të propozonte kompensim financiar për ata që ishin viktima të abuzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore