Lajme

Herën e parë jo, po të dytën – Kurti takohet me Walker-in


Albin Kurti dhe William Walker

një intervistë për Albanian Post, William Walker, u shpreh i zhgënjyer dhe i mërzitur me Albin Kurtin.

Kurti, që dikur Walker-i e mbështeti shumë, tash tha se, përveç tjerash, as nuk po e viziton kur po udhëton për në Amerikë.

Walker pati edhe zhgënjime të tjera me Kryeministrin e Kosovës, të cilat kryesisht kishin të bënin me qasjen e Kurtit me SHBA-të, që në sytë e ish-ambasadorit dhe mikut të shqiptarëve, s’ishte e duhura.

Por, në udhëtimin e fundit në SHBA, pas kritikave nga Walker, Kurti ka “përmirësuar gabimin” dhe e ka vizituar ish-përkrahësin e tij e të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë”, shkruan Kurtin në llogarinë e tij në Facebook. “Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”.

Kryeministri shkruan se “ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Uashington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”.

Walker ishte një nga personat që e kishte ndërkombëtarizuar më shumë se kushdo tjetër çështjen e Kosovës. Ai ia dokumentoi botës Masakrën e Reçakut.

Amerikani vazhdimisht kthehet në Kosovë, në çdo përvjetor të kësaj masakre.

Një kohë, ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe merrte pjesë edhe nëpër tubime të partisë.

Kosova më vonë edhe do ta paguante për lobimin që bënte për Kosovën, por më të ardhur në krye të presidencës, Vjosa Osmani, ia pati ndërprerë pagesën.

Para që Walker thotë se ende janë të paprekura në konton e tij, sepse kontributin për Kosovën asnjëherë se bëri për para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore