Lajme

Haxhiu: Institucionet në Veri janë duke funksionuar edhe pas largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në Veri pas dorëheqjes së gjykatësve dhe prokurorëve serb nga këto pozita.

Ajo në konferencë për media e pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ka thënë se janë duke komunikuar vazhdimisht me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë.

Haxhiu ka thënë se institucionet janë duke funksionuar.

“Pavarësisht, mos pajtimeve që mund t’i kemi me KGJK-në, për çështje të tjera të interesit nacional ne kemi komunikim të mjaftueshëm. Menjëherë pas dorëzimit të mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Serbia unë kam pasur takim me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, kryeprokurorin e shtetit, Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykatat në Veri të funksionoj në përputhje me mandatin ligjor”, deklaroi Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Pra, institucionet në Veri të vendit përfshirë edhe prokuroria edhe gjykatat janë duke funksionuar, pra po vijojnë punën në anën tjetër qytetarët po i marrin shërbimet e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, sa i përket lendeve të cilat kanë qenë në kompetencë të gjyqtarëve dhe prokuroreve që janë dorëhequr ajo ka thënë se vendim për këtë do të marrë KGJK.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë një plan për këtë ajo çka mua më takon të flas në këtë drejtim si ministre e drejtësisë është vetëm që këto institucione janë duke funksionuar”.

Rreth çështjes së djegieve të veturës, Haxhiu u shpreh se janë duke u marra institucionet përgjegjëse.

“Policia, Prokuroria i adreson rastet e djegies së veturave kjo është përgjegjësia institucionale që kanë. Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimet që iu bëhen qytetarëve nga Serbia, këtë e kemi diskutuar edhe me partnerët tanë”.

Pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, janë larguar edhe gjykatësit dhe prokurorët serbë.

Pas largimit, gjyqtari i Apelit në Prishtinë, Nikola Kabasiç, ka thënë për mediat se më nuk kthehet në detyrë.

“Po e bëjë atë që e kam paralajmëruar para dy ditësh. Gjykatësit që dje nuk arritën t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e kanë bërë përmes email-eve. Kolegët tanë shqiptarë dhe punonjësit e administratës qëndrojnë në punë dhe i gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje”.

Ai ka shtuar se pjesa tjetër ju takon politikanëve.

“Tani po presim për mënyrën se si do t’ia bëjmë me lëndët që i kemi pasur dhe me pajisjet që i kemi huazuar nga zyrat. Jam duke folur për vetën, nuk do të kthehem. Pjesën tjetër ua lë politikanëve”, ka thënë gjyqtari Kabasiç.

Ndërsa, kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevhttps u shpreh se lëndët që i kishin zyrtarët serbë, janë bartur te kolegët e tyre shqiptarë.

Ndryshe, largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në veri.

Edhe gjyqtarët serbë largohen nga institucionet e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore