Lajme

Haxhiu i kërkon homologut të saj malazez ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte në Kosovë


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj nga Mali i Zi, Andrej Miloviç, me të cilin ka diskutuar për ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte.

“Ministrja Haxhiu gjatë këtij takimi, adresoi edhe çështjen e krimeve të luftës me theks të veçantë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ekstradimin e personave të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim për media të MD-së.

Në takim, ministrja ka folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi në fushën penale duke theksuar kështu finalizimin e tri marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale, Ekstradim dhe Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale, ku pritet shumë shpejtë dhe nënshkrimi i tyre”.

Ndërsa ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Miloviç, falënderoi ministren Haxhiu për mikpritjen dhe bashkëpunimin e saj në çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, Haxhiu foli edhe për prioritetet dhe të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë duke përmendur këtu shënimin e 29 akteve/marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe nisma për marrëveshje të nënshkruara dhe miratuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore